Moti i keq: Avokati i Popullit hap dyert për qytetarët në nevojë në rrethe

226

Zyrat Rajonale të Avokatit të Popullit në Kukës, Pogradec, Fier , Berat, Sarandë dhe Dropull i Sipërm,në dispozicion të qytetarëve në nevojë edhe në fundjavë.

Përfaqësuesit e Zyrave Rajonale të Avokatit të Popullit në Kukës, Pogradec, Fier , Berat, Sarandë dhe Dropull i Sipërm, do të jenë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e tyre, për çdo person që gjendet në nevojë, në këto ditë të ftohta, me temperatura tepër të ulëta, si dhe për të monitoruar situatën pranë autoriteteve vendore për masat e marra dhe efektivitetin e tyre. Këto zyra do të jenë të hapura edhe gjatë ditëve të fundjavës. Avokati I Popullit ka urdhëruar përfaqësuesit e këtyre zyrave që të jenë në dispozicion veçanërisht të grupeve vulnerabël , si personat e vetmuar, të pastrehë, popullsinë rome, por edhe për të sëmurët që nuk kanë mundësi të shkojnë pranë institucioneve shëndetësore, etj. Për të qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë të vështira po bëjmë publike edhe numrat e kontaktit të përfaqësuesve të këtyre zyrave.

1. Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Sarandë
Adresa: Godina e Bashkisë , Kati I
Përfaqësues: Z. Shkëlqim Hajno
Cel: 069 22 35 026
2. Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Dropull i Sipërm
Adresa: Godina e Bashkisë ,Kati I
Përfaqësuese: Znj. Vjoleta Kolo
Cel: 069 75 58 262
3. Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Berat
Adresa: Godina e ish- Drejtorisë Arsimore, Kati I
Përfaqësuese: Znj. Dorina Gozhina
Cel: 069 43 40 721

4. Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Fier
Adresa: Godina e Bashkisë, Kati I
Përfaqësuese: Znj.Laureta Roshi
Cel: 069 58 81 288
5. Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Kukës
Adresa: Pallati i Kulturës, Kati I
Përfaqësues: Z.Besmir Billa
Cel: 068 52 65 656
6. Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit Pogradec
Adresa: Godina e Teatrit të Kukullave, Kati I
Përfaqësues: Z. Egli Rustemi
Cel: 069 44 24 669