Moti i keq: Qindra të rinj dhe biznese i përgjigjen thirrjes së Bashkisë Tiranë për ndihma

551

Qytetarë dhe biznese të shumta i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar njerëzit në nevojë të cilët po strehohen në Qendrat Sociale. Në këto ditë të vështira ku temperaturat janë nën zero, qytetarë të shumtë kanë treguar edhe njëherë solidaritetin e tyre për t’u ardhur në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje personave që kanë qenë në situatë rruge.

Mjaft aktiv kanë qenë grupet e të rinjve, por njëkohësisht edhe biznese dhe organizata të ndryshme që kanë kontribuar në këto ditë të ftohta.