Muaji i hapur, të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të vaksinohen gjatë gushtit

28

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

Në dhjetë ditët e para të gushtit janë vaksinuar afro 80 mijë qytetarë. Sipas autoriteteve shëndetësore, deri tani janë kryer 1 milion e 280 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19, prej tyre 560,000 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.