Murale në Vlorë me portretet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë

11

Në qytetin e Vlorës, Bledar Çakalli ka nisur punën për realizmin e një muraleje gjigande me portretet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë.

Bledar Çakalli po punon për të realizuar muralen me 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, në segmentin e rrugës së Jonufrës.

Njësoj siç shëtit në të gjithë trevat shqiptare, për të sjellë në vëmendje figurat historike, në nëntor Çakalli zgjodhi qytetin e Flamurit për të përcjellë qëllimin e punës dhe pasion të tij, që të rinjtë, përveçse ta duan vendin, ta njohin e vlerësojnë atë përmes historis.

Në një prononcim për mediet Çakalli tha se “këtë murale po e realizoj për të transmetuar historinë e vendit tek brezat e rinj”.

Kjo murale me heronjtë kombëtarë që firmosën lirinë e vendit po realizohet përgjatë aksit nacional Vlorë-Orikum në afërsi të fshatit të Jonufrës. Punimet për realizimin e muraleve pritet të përfundojnë në fund të muajit dhjetor.

Referenca: ata.gov.al