Ndërhyrje dhe lente falas për të moshuarit edhe në spitalin e Korçës

7

Spitali Rajonal i Korçës ka kryer me sukses ndërhyrjet në sy dhe vendosjen e lenteve falas për të moshuarit.

Mbi 13 mijë paketa të kataraktës janë kryer për pacientët që nga viti 2019, kur kjo paketë e plotë nisi të ofrohej falas në spitalet publike.

Përgëzohen për punën e bërë stafi i Spitalit të Korçës me dr. Eugen Dautllari, dr. Agron Kuro dhe infermieret Daena Lubonja dhe Emila Isaku.

Pas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalit të Elbasanit, Durrësit, Fierit dhe Vlorës edhe Spitali i Rajonal i Korçës po kryen ndërhyrje në sy dhe vendosje të lenteve falas për të moshuarit.

/ata.gov.al