Dita Botërore e Oqeanit

1

Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara 8 Qershori njihet si Dita Botërore e Oqeanit.

Oqeanet mbulojnë mbi 70 % të planetit. Ato janë burimi ynë i jetës, duke siguruar ushqim për njerëzimin dhe për organizmat e tjera të gjalla në planet.

Oqeani prodhon të paktën 50 % të oksigjenit të planetit, është shtëpia e shumicës së biodiversitetit të Tokës dhe është burimi kryesor i proteinave për më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën. Oqeani është çelësi për ekonominë globale dhe llogaritet se deri në 2030 do të jenë rreth 40 milionë njerëz të punësuar nga industritë e bazuara në detet.

Kombet e Bashkuara tërheqin vëmendjen se oqeanet kanë nevojë për ndihmë megjithëse sjellin tërë këto të mira materiale e jomateriale.

Me 90% të popullatave të peshqve tashmë të varfëruara dhe 50% të shkëmbinjve koralorë të shkatërruar, ne po marrim më shumë nga sa oqeanet mund të japin. OKB bën thirrje të punojmë së bashku për të krijuar një ekuilibër të ri me oqeanin që nuk e shterron më bujarinë e tij, por përkundrazi i rikthen gjallërinë dhe sjell jetë të re.

Tema e Ditës Botërore të Oqeanit për vitin 2023 është “Planeti Oqean: baticat po ndryshojnë”. OKB-ja po bashkon forcat me vendimmarrësit, udhëheqësit indigjenë, shkencëtarët, drejtuesit e sektorit privat, shoqërinë civile, të famshëm dhe aktivistë të rinj për të vënë oqeanin në vend të parë, pasi “planeti Oqean” është mushkëria e planetit Tokë.

/ata.gov.al