Ndihma e “Rrënjët shqiptare”/ Nis puna për ndërtimin e lagjes moderne në Ishëm

93

Vetëm pak muaj pas prezantimit të projektit në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, të financuar nga shoqata e njohur shqiptare në SHBA “Albanian Roots-Rrënjët shqiptare” ka nisur edhe zbatimi i tij.

Bëhet fjalë për një lagje të re që do të ndërtohet në Ishëm për personat e mbetur pa shtëpi nga tërmeti dëmtues i 26 nëntorit të 2019-tës. Do të ndërtohen 44 shtëpi, biblioteka “Mbretëresha Geraldinë” dhe muzeu “Ibrahim Kodra”.

E veçanta e këtij projekti është se krahas shtëpive do të ketë dhe një bibliotekë të madhe ku fëmijët dhe komuniteti i zonës të kenë një mundësi për t’u argëtuar. “Ambasada Hungareze është mbështetja e parë në këtë projekt dhe shumë të gatshëm për t’a ndërtuar sa më parë një bibliotekë!”, bën të ditur Kepi

Ky projekt u realizua vullnetarisht nga arkitekti 25-vjeçar nga Tuzi Ahmed Divanoviç.

“Si eshte dhe si do behet! Projekti i Albanian Roots ku do ndertohen rreth 44 shtepi dhe bibloteka me modern në Shqiperi. Bibloteka Mbreteëresha Geraldine do sponsorizohet nga Ambasada Hungareze, Ambasada Amerikane dhe nje fond I ri qe do filloj Albanian Roots. (Fondi 1.6M perfshin vetem shtëpite)”, shkruan shoqata në Facebook shoqëruar dhe me fotot se si është tani me nisjen e punimeve dhe se si do të bëhet projekti.