Jemi vazhdimisht të përfshirë në atë që është një nga temat më të mëdha të mendimeve njerëzore: lumturia
Ja tek vijnë disa këshilla nga psikiatri rus Mikhail Efimovich Litvak, i cili ka mbushur 80 vjeç në qershor dhe ka një eksperiencë të mjaftueshme për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë të kërkojmë nga jeta dhe çfarë i detyrohemi asaj.
Ja 9 këshillat e tij për të qenë të lumtur:
1. Lumturia është një efekt natyral i një jete të organizuar
Përpiqu të sistemosh gjithçka, që ta jetosh jetën plotësisht. Lumturia, gëzimi dhe suksesi janë efekti kolateral i atij që investon në organizimin e jetës, në çdo aspekt të saj.
2. Kujto që çdo kush ka mendimin e vet për ty
Duhet të kujtohesh që çdo kush ka vlerësimin për veten, të cilin duhet ta konsiderosh. Kurrë mos e kalo këtë kufi kur ofron një këshillë. Mos paragjyko! Kur takon njerëz në jetën tënde, është e natyrshme të mendosh se mund ta këshillosh për t’u përmirësuar dhe për të qenë të lumtur, por mos harro se të gjykosh jetën e dikujt tjetër është e thjeshtë.
3. Nëse nuk bën asgjë për veten, si mund të ndihmosh të tjerët?
Kur vendos objektiva në jetën tënde, ndiqi ato! Nuk ka kuptim t’i thuash të tjerët se je i/e pa lumtur në trupin tënd dhe se do nisësh të stërvitesh, nëse nuk e bën një gjë të tillë.
4. Pozitiviteti ka fuqinë për të larguar dështimin
Rëndësia e të qënit pozitiv. Dështimet e tua verifikohen si shkak i pakënaqësive që ushqen gjatë jetës.
Por, nëse ndryshon sjellje, duke jetuar jetën me bindjen se gjithçka mund të përmirësohet, duke e komplimentuar veten për çdo gjë të mirë që arrin të bësh, do ia dalësh ta shohësh ‘stuhinë’ më me qetësi dhe me më shumë kurajo.
5. Nuk e njeh armikun tënd më të keq? Atëherë shihu në pasqyrë
Beso tek vetja dhe problemet do nisin të kenë frikë nga ty dhe jo e kundërta. Mjaft kërkove armiqtë e tu nëpër botën e jashtme dhe mjaft fajësove të tjerët për pakënaqësitë e tua.
Armiku yt më imadh je ti!
Është e pamundur të kalosh pengesat e botës për të qenë i lumtur, nëse nuk luftoni fillimish me barrierat që keni brenda vetes.
6. Mënyra e saktë nuk është gjithnjë më e shkurtra
Nëse je në katin e 30-të dhe do të shkosh në rrugë, mënyra më e thjeshtë është të hidhesh nga dritarja. Por, me të mbërritur në destinacion, do jesh një kufomë.
Ndaj, mos unxito dhe kërko mënyrën më të mirë për të ndërtuar jetën tënde. Nëse rruga të paraqitet me shumë kthesa, me ulje e ngritje, me siguri po shkon në drejtimin e duhur.
7. Mungesa e objektivave na bën të verbër
Kur ke nevojë të ndryshosh shtëpi, objektivi yt i parë është ai i marrjes së disa kutive për të futur sendet. Në këtë pikë, duke parë përreth, ndërgjegjësohesh që mund t’i gjesh kudo, sa herë t’i kërkosh.
Kështu ndodh edhe në jetë: kur ke një objektiv për të arritur, shih përreth vetes dhe kushtoji vëmendje shenjave që të ofron bota.
8. Të tolerosh dhe të (dashurosh) momentet e vetmisë, është shenjë pjekurie
Vetmia është parë shpesh si diçka tejet negative, por kemi shumë për të mësuar nga kjo.
Persona emocionalisht të pjekur, janë ata që përfitojnë nga fazat dhe momentet e vetmisë për t’u rritur dhe për të evoluar. Mendohuni!
9. Ekuilibri mes “Duhet por nuk dua” dhe “Mundem, por nuk duhet”
Shume njerëz përdorin shprehjet e mërzitshme “Duhet, por nuk dua”, apo ” mundem, por nuk duhet”
Mjaft u bëre pengesë për vetveten.
Nëse do, mundesh. Nëse duhet, bëje! Nëse mundesh, atëhere, çfarë të pengon ta bësh?
Ajo që ‘duhet’, do duhet rregulluar nga ajo që ti ke nevojë. Dhe ajo që ‘mundesh’ është motorri që vë gjërat në lëvizje.