Puna me orare fleksibël është më produktive

243

Vitet e fundit, një sërë ngjarjesh shqetësuese kanë ndryshuar mënyrën se si i shohim sektorë të tërë. Spotify për muzikën, Uber për transportet, Netflix për seritë televizive dhe filmat.

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si i përdornim produktet që më parë i merrnim për të mirëqenë. Një revolucion i ngjashëm po përfshin edhe mënyrën në të cilën i mendojmë zyrat tona, tryezat e punës dhe mënyrën e të punuarit. Një revolucion i quajtur smart working.

Puna me orare fleksibël ndihmon në rritjen e biznesit, konkurrencës dhe produktivitetin e kompanive dhe ndihmon në tërheqjen e njerëzve më të aftë. Kjo është ajo që del nga një studim i IWG, në një kampion prej 18,000 kompanish lider në 96 vende.

JLL vlerëson që brenda dy viteve duke filluar nga sot, 80 për qind e popullsisë botërore do të ketë një smartphone. Cloud do të vijojë të rritet dhe më shumë se 50% e trafikut të internetit mund të vijë nga pajisje të IoT (Internet of Things) brenda vitit 2025. Në vitin 2020, 4G do të përfaqësojë 61% të totalit, ndërsa brenda vitit 2025, teknologjia 5G do të mbulojë 31% të lidhjeve (të dhëna nga GSMA Intelligence).

Në fjalë më të thjeshta do të jetë gjithnjë e më e thjeshtë për një person që të lidhet dhe të punojë në mënyrë më produktive kudo që të ndodhet. Teknologjia po krijon një ekonomike e cila u siguron njerëzve në gjithë botën mjete për të punuar me produktivitet maksimal.

Punëdhënësit janë të ndërgjegjshëm për këtë revolucion veçanërisht millennials. Përse duhet të bëjnë dy orë rrugë në ditë për të shkuar në punë? Dëshira e tyre është të punojnë në një kompani që t’u japë mundësinë të eksperimentojnë avantazhet e një komuniteti bashkëpunues, pa shpërdorur orët e çmueshme të ditës. Sipas SBRE nuk habit fakti që 69% e millennial do të t’i shkëmbenin përfitimet e kompanisë me një hapësirë pune më të mirë.

Sipas 79% të të intervistuarve nga IWG, puna nga shtëpia ju ndihmon të arrini një ekuilibër më të mirë mes jetës profesionale dhe jetës personale.

Megjithatë, smart working nuk e bën më të lehtë vetëm punën, por gjithë kompaninë. Një shembull: duke u kthyer në një hapësirë pune fleksibël, një kompani mund t’i përfshijë punonjësit e saj në një treg të ri dhe pastaj t’i kthejë ata në sektorin fillestar sa më shpejt nëse është e nevojshme.

89% e të intervistuarve nga IWG mendon që puna fleksibël rrit biznesin e tyre krahasuar me +22% në vitin 2016. Ndër të tjera, i jep mundësinë biznesit të hyjë në tregje të reja (80% e të intervistuarve) dhe të rekrutojnë talentet më të mira (78%). Jemi duke përjetuar një revolucion të vërtetë të konceptit të vetë punës.

Sot quhet smart working, fleksibël, nga shtëpia… pas pak kohësh do ta quhet vetëm “punë” dhe do të jetë normalitet. Jemi duke asistuar në një fazë tranzicioni, rëndësia e punës fleksibël është gjithnjë në rritje dhe objekt i diskutimeve më të thella nga shumë departamente të korporatave, si zhvillimi i biznesit, burimet njerëzore, marketingu e strategjia. Është e pashmangshme që e gjithë kjo të pasqyrohet në një evolucion të konceptit “seli” dhe në portofolat imobilarë të vetë kompanive.

Vetëm një dekadë më parë nuk mund të zgjidhej, muzika duhej të blihej në një format fizik, si një CD. Më pas erdhi Sporify. Revolucioni i hapësirave të punës është shumë pranë dhe kompanitë inteligjente po fillojnë tashmë të planifikojnë këtë ndryshim total.

Përktheu: Revista Monitor