Nga Bolonja në Harvard, ja cilat janë universitetet më të bukura në botë (Fotot)

17

Universiteti më antik gjendet në Itali dhe është ai i Bolonjës, L’Alma Mater Studiorum, i themeluar në vitin 1088, vendi ku kanë studiuar emra të tillë si Dante Alighieri apo Francesco Petrarca.

Më i famshmi, Oksfordi, gëzon një prestigj të jashtëzakonshëm për nivelin e tij, por edhe për vlerën e rrallë estetike.

I shndërruar në emblemë të kulturës angleze, Oksfordi, universiteti më i vjetër i botës anglosaksone, shihet edhe si një ndër më të bukurit në mbarë globin.

Numri një i universiteteve amerikane, Harvardi, befason gjithashtu me pamjen e tij. I themeluar në 1636-tën, është sot një prej universiteteve më të famshëm të botës; një shëtitje atje përbën praktikisht një zhytje të vërtetë në kulturën e SHBA-së.

Listës nuk i mungon as Trinity College i Dublinit, me të famshmen Old Library dhe korridorin mbresëlënës të drunjtë. Një strukturë e jashtëzakonshme sidomos për ata që adhurojnë librat.

Salamanca: perla e Castilla-s dhe Leonit, qendrën historike e ka të shënuar në listën e trashëgimisë kulturore të Unesco-s, por objekti më joshës i saj mbetet universiteti i ndërtuar në vitin 1218.