Prezantohet projekti për aeroportin e Vlorës, ja kur nisin punimet (Fotot)

34

Është prezantuar sot projekti për ndërtimin e Aeroportin e ri të Vlorës, ndërsa punimet për ndërtimin e tij pritet të nisin brenda pranverës së vitit 2020.

Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroport me një pistë 3,2 kilometra, ndërkohë që Tirana e ka 2, 7 kilometra, dhe do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të madh, jo vetëm për pasagjerët, por edhe për mallrat.

Me rënien e monopolit të aeroportit të Rinasit, me ndërtimin e aeroportit të Kukësit dhe me ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të ketë shumë zgjedhje dhe do të ketë edhe shumë mundësi dhe çmime më të lira.