Nga sot, paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë nga 30 mijë që ishte deri tani.
Ndërkohë nga korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot.
Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%.
Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë.
Duke nisur nga 1 korriku rriten me 6 % pagat për mjekët, infermierët e mësuesit. Ndërsa rriten me 150 % pagat për punonjësit e Policisë që shërbejnë larg vendbanimit. Për Forcat e Armatosura pagat rriten me 30 %.