Nis ndërtimi i Kopështit nr. 58 në Kodër Kamzë

69

Krahas shkollës së re në Kodër Kamëz, Bashkia e Tiranës ka hapur këto ditë themelet për ndërtimin e Kopështit nr. 58, një kërkesë kjo e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy kate, ndërkohë që aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.