Nis rijetëzimi i zonës së liqenit artificial Ballsh, çfarë parashikon projekti

92

FSHZH bën me dije se ndërhyrja në liqenin artificial në Ballsh kalon përgjatë tokave ekzistuese bujqësore dhe zona ku kalon rruga janë tërësisht toka te mbjella me kulturat e arave e me pak pemishte, ndërsa kodrat janë te mbjella kryesisht me ullishte, ku pika më e rëndësishme është vetë liqeni.

Sipas informacionit të publikuar ndërhyrja ishte thelbësorë pasi vitet e fundit ky liqen nuk ishte mirëmbajtur dhe nuk ishte pastruar asnjëherë, prandaj vihej re dhe ngushtim i rrezes së tij për shkak të mbushjes me llumra të shtratit të tij si dhe në pjesën më të madhe është i mbushur me bimë të cilat rriten në ujë.

“Me pastrimin e tij parashikohet që përreth perimetrit të kryhen punime për ndërtimin e një shëtitoreje me sipërfaqe rreth 3388 m2. Kjo shëtitore do të kufizohet dhe me pistën e biçikletave. Gjithashtu për të realizuar një ambient sa më të përshtatshëm, në harmoni me atë ekzistues përreth janë parashikuar përdorimi i drurit, gjelbërimit, barit, betonit të stampuar etj. Përdorimi i këtyre elementëve në mënyra sa më racionale dhe të kujdesshme do ti vijë në funksion më së miri qëllimit të realizimit të këtij projekti, i cili në vetvete përmban krijimin e një ambienti relaksues, sa më afër natyrës dhe qetësisë.”