Nis së shpejti puna për sheshin fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës

11

Së shpejti do të nisë puna për sheshin fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Qeveria e Katarit ka miratuar një grant prej 11 milionë eurosh për realizimin e këtij projekti.

Sheshi i ri do të ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët.

Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

/ata.gov.al