FOTOT/ Shpella e Haxhi Alisë, një destinacion për të mos u humbur

36

E vendosur në majën e Gadishullit të Karaburunit, shpella e Haxhi Alisë përfaqëson një ndër atraksionet më të bukura të jugut të Shqipërisë dhe jo vetëm.

E shpallur si monument natyre kjo shpelle ka vlerë të rëndësishme natyrore, por edhe kulturore dhe historike. Prania e stalaktideve, algave shumëngjyrëshe dhe objekteve të ndryshme arkeologjike i jep asaj vlera të mëdha.

Shpella e merr emrin nga Haxhi Alia, një pirat shqiptar nga Ulqini i cili u vendos aty me të birin dhe ka një lartësi prej rreth 18m, gjatësi rreth 30m, gjerësi rreth 20m dhe thellësi prej 9-12m./PO.AL