‘Një copë parajsë’/ Dhjetë foto mahnitëse të natyrës shqiptare

29

Shqipëria megjithëse një vend i vogël si sipërfaqe, ka një listë të madhe bukurish natyrore. Arsyeja kryesore për këtë është larmia gjeografike e vendit tonë. Natyra e virgjër dhe misteret kulturore kombinohen për të krijuar një ndjenjë të veçantë të vendit.

Nga malet të mbuluar me dëborë në dimër në fushat e mbuluara nga lule në pranverë si një tapet i butë që i dhuron një kolorit sezonit pranveror. Peizazhi i Shqipërisë është gjithnjë në ndryshim me stinët duke ofruar të apasionuarve të eksplorimit mundësinë për të shijuar një pushim të ngrohtë në plazh në verë ose një udhëtim malor në ajër të freskët dhe të ftohtë në vjeshtë.

Prej mëse 5 vitesh Granit Temaj një ndër aventurierët e turizmit të trojeve Shqiptare, ka arritur të fiksoj me aparatin e tij bukuri të shumta, mes relievit të thyer alpin apo edhe Rivierës Shqiptare. Vitet e fundit, ai ka bërë një planifikim të jetës dhe identifikimit të destinacioneve duke i kthyer ato jo vetëm në hobi, por me tepër në përjetime jetësore. Zgjimet në mes të pyllit, netët pranë një zjarri kampi dhe ecjet në natyrë e lumturojnë pa masë. Ai ka edhe blogun e tij, Alpventurer, që për objektiv ka promovimin e destinacioneve aventuriere.

1. Bovillë – Tiranë

2. Vaskat e Gurit në Ndërlys ë Thethit

3. Kepi i Rodonit, Durrës

4. Alpet Shqiptare. Maja e Shkëlzenit, Tropojë

5. Maja e Kalabakut, Kukës

6. Has, Maja e Pashtrikut

7. Gjiri i Gramës

8. Lumi i Shalës

9. Maja e Rosit, Tropojë

10. Syri i Kaltër, Theth