Një gotë qumësht në ditë ul rrezikun e kancerit të zorrëve me gati një të pestën

2

Një gotë qumësht në ditë mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrëve me 17%, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit. Kalciumi, i pranishëm në qumësht dhe burime të tjera ushqimore, ka treguar efekt mbrojtës ndaj kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë, konsumimi i një gote vere në ditë mund të rrisë rrezikun me 15%. Studimi, i publikuar në “Nature Communications,” shqyrtoi ndikimin e 97 faktorëve dietikë mbi 542,778 gra për gati 17 vite.

Gjithashtu, konsumi i mishit të përpunuar dhe mbipesha mbeten ndër shkaqet kryesore të parandalueshme të kancerit të zorrëve, që prek më shumë se 44,000 njerëz çdo vit në Britani.

Referenca: ata.gov.al