Një monedhë ari për gjeniun e shkencës (Foto)

23

Monedha më e vogël e arit në botë ka të skalitur mbi të, shkencëtarin Albert Ajnshtajn.

Sipas institucionit kombëtar zviceran të emetimit të monedhave Swissmint, kjo monedhë ari është zyrtarisht më e vogla në botë me një diametër prej 2.96 mm.

Ajo peshon 0.063 grams dhe ka një vlerë nominale sa ¼ e një frange zvicerane ose sa 0.26 dollarë.

Sipas Swissmint, monedha e prodhuar në vetëm 999 ekzemplarë, do të shitet për 199 franga zvicerane së bashku me një lupë zmadhuese speciale, në mënyrë që pronarët të mund të shohin fytyrën e fizikanit të famshëm.