Një shqiptare mes 10 mendimtarëve më të mirë në botë për vitin 2022, sipas revistës britanike

86

Revista britanike “Prospect” e rendit shkrimtaren shqiptare Lea Ypi në 10 mendimtarët më të mirë në botë për vitin 2022, për veprën e saj me titull “Të lirë”. Ky është rezultati i votimit në një revistë britanike. Një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist Në Shqipëri.

Nga një listë me 50 mendimtarët më të mirë që “Prospect” prezantoi në numrin e verës, lexuesit kanë përzgjedhur 10 më të mirët, ndër të cilat është edhe filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi.

Lea Ypi renditet e shtata në këtë listë të intelektualëve më mbresëlënës dhe potencialisht ideve më të frytshme në fushat e tyre, duke lënë pas edhe miliarderin Elon Musk.

Lea Ypi është Profesore e Filozofisë Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe Profesore e Asociuar e Filozofisë në Shkollën Kërkimore të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar Australian.

Mendimtarët më të mirë të botës 2022