Një shqiptare nga Kosova në “Guinness”

110

Kosova ka tani edhe zyrtarisht një rekord botëror “Guinness” për lulen “origami” më të madhe në botë, punuar nga një e re nga Ferizaji.

Arbnora Fejza-Idrizi, me këtë lule me diametër 8.7 metra, theu rekordin e mëparshëm “Guinness” që mbahej nga Franca, për lulen prej letre me diametër 5 metra.

Ajo ka marrë tani edhe certifikatën zyrtare të librit të rekordeve “Guinness”, që e ka prezantuar para bashkëqytetarëve të saj.

Vajza nga Ferizaji u jep një mesazh të rinjve, të punojnë për ëndrrat e tyre!

Arbnora ka përdorur letër kuzhine me përmasa 13×13 metra për lulen. Pasi e palosi 23 herë këtë letër, ajo formoi lulen “origami” më të madhe në botë. Arbnora nuk ndalet këtu, por po përgatitet për një tjetër rekord.

Ajo ka ndër mend të ndërtojë vazon më të madhe, të cilën do ta dekorojë me flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën.