TABELA/ 803 vendet e punës për studentët, si ndahen sipas qarqeve

175

Departamenti i Administratës Publike ka njoftuar ndarjen e 803 vendeve të punës për studentët mbi bazë qarku. Punetembare.al është portali i vënë në dispozicion për të gjithë studentët të  cilët dëshirojnë  që  të punësohen në administratë.

DAP njofton se pozicionet vakante për 803 vendet e punës sipas vendbanimit do të jenë përkatësisht: 19 vende vakante në Qarkun e Beratit, 9 vende vakante në Qarkun e Dibrës dhe 45 vende vakante në Qarkun e Durrësit.

Duke vazhduar më tej me 35 pozicione të lira në Qarkun e Elbasanit, 50 vende punë të lira në Qarkun e Fierit , 12 vende të lira në Qarkun e Gjirokastrës dhe 39 pozicione të lira në Qarkun e Korçës.

Në Qarkun e Kukësit pozicionet vakante sipas lajmërimit të DAP do të jenë 24, pasur nga Qarku i Lezhës me 15 vende pune të lira dhe Qarku i Shkodrës me 67 vende të lira.

Sipas njoftimit në Tiranë do të jenë plot 440 vende pune të lira për studentët ndërsa në Qarkun e Vlorës do të jenë të lira 48 vende pune.