Një smartfon vetëm 47 gram që sfidon iPhone dhe Samsung

139
Buongiorno, posso chiedervi la cortesia di caricare le due foto allegate su cms, browser e desk fotografico? Sono fornite dall'azienda: TITOLO: IN GIAPPONE LO SMARTPHONE PIU' LEGGERO E SOTTILE AL MONDO Grazie, Laura -- Laura Giannoni

Ndërkohë që Apple, Samsung dhe Huawei po krijojnë smartphone gjithmonë e më të mëdhenj, në Japoni po mbërrin një telefon i vogël, aq sa të hyjë në mbajtësen e kartëvizitave.

Quhet KY-O1L dhe është prodhuar nga ndërmarrja japoneze Kyocera, që e prezanton si celularin ‘ më te hollë dhe të lehtë në botë’.

Celulari ka përmasat e një karte krediti, 9.1 me 5,5 centimetra. Trashësia është vetëm 5.3 milimetra, dhe peshon 47 gramë. Kapaciteti i saj është zvogëluar në minimum, në kurriz të funksioneve.

Telefoni ka një ekran monokromatik prej 2.8 inc, mund të lidhet me internetin, por nuk ka një kamera as një dyqan aplikacionesh.

Telefoni do të mbërrijë në dyqanet japoneze në nëntor me operatorin mobil Docomo, me një çmim rreth 250 euro.