Një tjetër kënd lojërash për fëmijët e kryqytetit

68

Në Tiranë është përuruar këndi i 43 i lodrave për fëmijë. Falë projektit “Luaj Tirana”, i cili po shtrihet edhe në zonat rurale, edhe fëmijët e Vaqarrit kanë një kënd të ri lojërash.

Këndi me sipërfaqe 1155m2,  plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit në zonë, me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhjeje për më të rriturit.

Ky është këndi ynë i 43-të në 43 muaj punë në Bashkinë e Tiranës. Pas këndeve të lojërave në Krrabë, në Dajt, në Kashar, në Farkë, tani kemi edhe këndin e lojërave në Vaqarr