Një tjetër shtet i BE hap dyert për shqiptarët e vaksinuar

33
CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Tirana International Airport njofton se autoritetet spanjolle kanë njoftuar se nga data 7 Qershor 2021, të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Europian dhe Zonës Shengen do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me kusht që të jenë vaksinuar.

Sipas këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë certifikimin e dy vaksinave të kryera, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit, hyjnë në Spanjë pa asnjë kufizim.

TIA bën me dije se në mënyrë që të lejohen udhëtarët të vizitojnë Spanjën, vaksina duhet të jetë e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndërkohë Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac.

Sipas njoftimit të gjithë udhëtarët e vaksinuar duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy dozat e nevojshme të paktën 14 ditë para se të hyjnë në vend ndërsa fëmijët e pa vaksinuar gjithashtu do të lejohen të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar.

“Rregulli zbatohet vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Fëmijët më të mëdhenj, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë. Përpara udhëtimit, pasagjerët duhet të plotësojnë patjetër Formën e Shëndetit dhe të marrin kodin QR të udhëtimit,” shkruhet në njoftim.