Njerëzit e punës/ Fermeri nga Cërriku kthen malin në pemëtore me pjeshkë

168

Kujtim Sade nga fshati Selitë i Cërrikut ka historinë e shumë shqiptarëve të tjerë, që pas disa vitesh në emigracion rikthehen në vendlindje për të investuar, në tokën e tij në ngritjen e pemëtoreve me pjeshkë, që sot eksportohen në tregun e huaj.

Eksperiencën e fituar në sektorin bujqësor në Itali, e solli në Shqipëri, duke krijuar sot modelin më të mirë të sipërmarrjes shqiptare në sektorin rural.

Bashkë me vëllain e tij Xhevdetin, kanë rreth 14 ha plantacione me pjeshkë në një prej zonave më të bukura të vendit. Produkti shitet në tregun vendas dhe për eksport.