Rritja e mbarështimi i bagëtive të imta është traditë e familjes Kika në fshatin Valikardhë të Bulqizës. Bari Kika, pasi provoi emigrimin në Greqi, u rikthye 15 vite, më parë për të investuar në fshatin e lindjes. Sot numëron 350 krerë.
“Ka rreth 15 vjet që merrem me këtë zanat kam punuar më përpara në Greqi, më pas jam kthyer se e kam pasion blegtorinë. E kam pasion të vjetër, baba e gjyshi e katragjyshi herët janë marrë me këtë punë”.- u shpreh ai.
Dimri është periudha më e vështirë! Për shkak të të ftohtit, bagëtitë dalin më rrallë në kullotë, ndaj blegtori shpenzon për blerjen e bazës ushqimore. Gjatë verës shtegton me tufën drejt lëndinave alpine.
‘Kam 350 kokë bagëti, dhi rrace, vendi. Kohën e dimrit i ushqej me jonxhë, misër edhe kullosin nga pak jashtë. Dua ta hap vete një mini-baxho, se bagëtitë shkojnë larg dhe s’mundesh me e sjell qumështin poshtë. Bagëtitë lëvizin me stane në vere, dy mijë metra mbi nivelin e detit.’– shpreh Kika.