Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (MBZHR) publikoi sot 10 fotografitë finaliste nga 117 pjesëmarrëse, në edicionin e dytë të konkursit fotografik “Bujqësia dhe turizmi”, organizuar nga programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” (SRD), në bashkëpunim me FUJIFILM Albania.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ftoi publikun për të zgjedhur së bashku fituesit. Këta të fundit do të vlerësohen 50% nga vota e qytetarëve dhe 50% nga vota e jurisë.
Votat e publikut duhet të jepen brenda datës 12 korrik.
Ndërkohë 107 fotografitë e tjera pjesëmarrëse në konkurs, do të jenë pjesë e një ekspozite që hapet së shpejti në Tiranë.