Njihuni me Dean, 7-vjeçarja rikthehet në bankat e shkollës

109

Pas identifikimit në situatë rruge të 7-vjeçares, Agjencia Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve ka mundësuar rikthimin e saj në bankat e shkollës.

Dea u identifikua në situatë rruge nga strukturat e mbrojtjes së fëmijëve në Elbasan, ndërsa familja e saj po mbështetet nga shërbimi social për marrjen e shërbimeve dhe punësim sipas Planit Individual të Mbrojtjes.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë patur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi.