Për vitin 2022, pasaportat e Japonisë dhe Singaporit kryesojnë renditjen si më të fuqishmet në botë. Ato lejojnë mbajtësit e tyre të vizitojnë 192 destinacione pa viza.
Nga 33 pasaportat më të forta në botë, 26 janë evropiane, duke përfshirë 24 që i përkasin zonës Shengen. Ndërkohë që Shqipëria është pjesë e zonës Shengen dhe me pasaportën e vendit tonë mund të kesh akses me afat të caktuar në 24 shtete të BE-së.
Pasaportat më të forta në botë në vitin 2022:
Japonia dhe Singapori (qasja në 192 vende pa viza)
Gjermania dhe Koreja e Jugut (190)
Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja (189)
Austria, Danimarka, Franca, Holanda dhe Suedia (188)
Irlanda dhe Portugalia (187)
Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, MB dhe SHBA (186)
Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Greqia dhe Malta (185)
Hungaria dhe Polonia (183)
Lituania dhe Sllovakia (182)
Estonia, Letonia dhe Sllovenia (181)