Njihuni me Vehipin, biznesmeni rikthen traditën dibrane të përpunimit të frutave

25

E themeluar nga Vehip Salkurti, sipërmarrja “Kop Frut Dibër 2012” shet me shumicë produkte të frutave.

“Kop Frut” punon me fermerët në rajon dhe është e specializuar në mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e frutave. Kompania po rikthen traditën dibrane për t’u njohur për mollët, dardhat, ftonjtë dhe qershitë e shijshme.

Kjo qendër e madhe e grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të frutave është mbështetur me fonde nga AZHBR, si dhe ka përfituar nga programi “IPARD Like”, madje në thirrjen e radhës do të aplikojë sërish për të shtuar sipërfaqet e kultivuara me mollë në më shumë se 10 ha që ka aktualisht.

Përveç menaxhimit të “Kop Frut”, Vehipi është  anëtar kyç i “Dibra Turistike”, një institut i promovimit të turizmit në Dibër.

“Dibra Turistike” u themelua falë Projektit Dibër: Shtigje dhe Tradita, të drejtuar nga USAID, ALCDF dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Sot kjo pikë agropërpunimi është një destinacion dhe shembull konkret i zhvillimit edhe të turizmit në Dibër.