Numri i të punësuarve në ndërtim rritje me 1.9 %, fondi i pagave me 15 %

12

Ndërtimi mbetet në një nga sektorët kryesorë që po mbështet rritjen ekonomike në vend. Të gjithë treguesit shënuan rritje edhe në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) së fundmi, shitjet neto në volum shënoi rritje 0.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, edhe prodhimi në volum shënoi rritje 2.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë edhe se indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1.9 %, ashtu sikundër pagat fondi i pagave u rrit me 15 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/ata.gov.al