“One Billion Project”, 53 shkolla të reja dhe 97 të tjera do të rikonstruktohen

321

53 shkolla të reja dhe 97 të tjera do të rikonstruktohen falë partneritetit publik-privat me projektin e sapo shpallur nga Qeveria “One Billion Project”.

Ministria e Arsimit ka gati një hartë me fshatrat dhe qytetet  ku nevojiten shkolla të reja si dhe emrat e shkollave, të cilat kanë nevojë për rikonstruksion. Nga projekti i Qeverisë, Ministria e Arsimit do të shfrytëzojë 56 milionë euro.

Pjesën më të madhe të fondeve për ndrërtim shkollash do ta marrë Tirana me 21 shkolla të reja, duke vijuar më pas me Elbasanin dhe Beratin.

Shkollat do të nisin të ndërtohen së shpejti nga kompani private, ndërsa likujdimi i tyre nga Qeveria do të bëhet në harkun kohor prej tre vitesh.