OnePlus 11 do të debutojë globalisht më 7 Shkurt

3

OnePlus 11 do të debutojë globalisht më 7 Shkurt, or flagshipi do të shfaqet për herë të parë në Kinë më 4 Janar njoftoi kompania.

Procesori, RAM, hapësira janë zbuluar nga vetë OnePlus dhe flagshipi pritet të zërë vend në mesin e smartfonëve të segmentit të lartë.

OnePlus 11 do të fuqizohet nga çipi Snapdragon 8 Gen 2 i Qualcomm i cili tashmë është prezent në telefonët Xiaomi dhe Vivo. Ai çip premton jo vetëm përmirësime të pritshme të performancës por edhe për inteligjencën artificiale, funksionalitete të reja të kamerës, më shumë shpejtëi 5G dhe fuqi grafike si dhe mbështetje për “ray-tracing.”

Përdoruesit do të marrin 12 ose 16GB RAM LPDDR5X së bashku me 512GB hapësirë UFS 4.0 dhe OxygenOS 13 bazuar në Android 13 nga kutia.

Specifikat e kamerës ende nuk janë bërë publike, por në fotot e publikuara nga OnePlus vihen re tre sensorë dhe brandimi Hasselblad.

Së bashku me smartfonin, OnePlus pritet të zbulojë Buds Pro 2 dhe TWS më 4 Janar ndërsa globalisht në Shkurt. Më shumë detaje, përfshirë çmimin do të mësojmë më 4 Janar.

pcworld.al