Dot: Ora e parë për të verbër që përmban alfabet Brail

479

Në këtë botë të mjeteve të mençura, ju mund të merrni mesazh në telefonin tuaj, laptop, tablet, madje edhe në orë.

Një kompani jug koreane e quajtur Dot ka krijuar një taktikë komunikimi me botën me orën e parë të mençur e cila përmban alfabetin brail.

Sikurse mjetet tjera, ora e mençur përfshin funksionet themelore, si ora, drejtimi, si dhe rrjetet sociale dhe njoftimet për mesazh të reja. Por, ja ku është një pjesë argëtuese, përdoret rifreskim brail për emrin e ekranit, “orët Dot”.

Për të treguar kohën, ju thjesht mund të ndjeni pikat në ekran. Nëse është një pikë, e përcellur nga dy të tjera, atëherë është ora 12’të. E lehtë apo jo? E si të lexoni mesazhe?

Bazuar në Big think, ekrani është i krijuar nga 24 sensorë prekës i cili krijon informatat.

Kur të përfundoni leximin e tekstit, atëherë ora automatikisht rifreskohet.