Pandeli Evangjeli, një nga veprimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare

7

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot, Pandeli Evangjeli një prej politikanëve dhe veprimtarëve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare. Qe pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të kolonisë së Bukureshtit. Pas ardhjes në Shqipëri, Evangjeli do të mandatohej si deputet i prefekturës së Korçës dhe më pas, si kryetari i parë i Parlamentit Shqiptar (prill 1921- 1922).

Seancat parlamentare që do të drejtonte, do të sillnin një revolucionarizim të kulturës politike. Krahas kërkesave për fqinjësi të mirë, në këto seanca u pranua për herë të parë nga deputët që të hiqej dorë nga titulli “bej”, që do të zëvendësohej me fjalën “zotëri”.

Shërbeu në postet kyçe të aparatit shtetëror:

  • Kryeministër (tetor 1921- dhjetor 1921); (1930-1935);
  • Kryetar i Senatit (1 qershor 1925- 7 qershor 1928);
  • Ministër i Jashtëm (korrik 1921- dhjetor 1921); (dhjetor 1922- shkurt 1924); (nëntor 1930- prill 1931).

Po ashtu, Evangjeli ka ndihmuar në hapjen e mësonjëtores shqipe të Korçës. U nda nga jeta më 14 shtator të vitit 1949.

/ata.gov.al