“Parajsa e shpendëve”/ Divjaka, destinacioni unik që po tërheq mijëra vizitorë

22

Divjaka është kthyer në një prej destinacioneve më të bukura në Shqipëri. Deti, mikpritja dhe çmimet e lira e bëjnë tërheqëse për turistët; por ajo njihet më së shumti për diversitetin e shpendëve dhe me të drejtë është cilësuar si “parajsa e shpendëve”.

Pelikani kaçurrel është një shpendët kryesor që rritet në këtë park, ai ka gjetur tashmë oazin e qetësisë në Parkun Kombëtar të Divjakës, Karavasta, duke u kthyer edhe në një emblemë të këtij parku dhe atraksioni kryesor për turistët e natyrës dhe vëzhgimit.

Vizitore nga mbare bota frekuentuan Qendren e Vizitoreve ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta ku u njohen me vlerat dhe atraksionet e parkut nga specialistet e AdZM Fier dhe Junior Expert te UNDPAlbania.

Sipërfaqja e parkut është rreth 22,230.00 ha dhe ndodhet 5 km larg Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Në këtë park, takohen një sërë habitatesh si: delta lumenjesh, laguna, duna ranore, bimësi psamofite, halofite, dhe hygrofite, pylli me pishë të butë dhe të egër dhe me prani të dëllënjës kokërrmadhe (Juniperus monocarpa). Parku dhe zona rreth tij ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.