Lajmi i mirë/ Bizneset do ta marrin sërish “pagën e luftës” edhe nëse janë hapur

129

Të gjithë përfituesit e “pagës së luftës” do të nisin në fillim të javës së ardhshme që të marrin këstin e dytë me vlerë 26 mijë Lekë pavarësisht nëse janë në listën e aktiviteteve që lejohen të punojnë.

Ndihma do të vazhdojë të jepet pasi qeveria ka vendosur që të mbështetë këtë kategori në këtë periudhë që kanë dhe rënie të xhiros.

Janë më shumë se 3800 individë të cilët nuk kanë plotësuar të dhënat e sakta, problemet më të shumta lidhen me kodin IBAN e numrin e llogarisë. Të gjithë këto biznese do të kontaktohen vetë nga Drejtoria e Tatimeve në dosjen personale e-filing për të bërë dhe njëherë aplikimin.

Deri tani kanë aplikuar për të marrë ndihmën 40 mijë Lekë nga paketa e dytë afro 95 mijë individë, 81 mijë prej të cilëve iu është miratuar.

Deri tani Tatimet kanë shpërndarë nga paketa e zgjeruar në llogaritë e punonjësve të bizneseve të vogla dhe atyre të turizimit 29 milionë Dollarë. Javën e ardhshme do të nisë edhe aplikimi e më pas hedhja e shumës 40 mijë Lekë edhe për naftëtarët e uzinës së Ballshit.