Pas Fan Nolit, një rrugë në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

27

Një rruge në lagjen Bronks të Nju Jorkut, iu vendos emri i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut tani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ajo ndodhet në kryqëzimin midis “Arthur Avenue” dhe “Crescent Avenue” dhe u përurua dje, në një ceremoni të veçantë.

Qindra shqiptarë me flamuj kuq e zi dhe amerikanë, me veshjet kombëtare, me plisa dhe qylaf të bardhë në kokë, patën mundësi që të ndiqnin më pas edhe një program të pasur artistik, ku nuk munguan as Gëzim Nika, Mjeshtër i Madh, Grupi i valltarëve “Rozafati” nga Angjelina Nika, Merita Halili dhe Raif Hyseni Mjeshtër i Madh, e mjaft emra të tjerë të njohur.