Pedalimi në korsitë e biçikletave në kryeqytet është jo vetëm një mënyrë efikase e lëvizjes, që ndikon edhe në shëndet, por një mënyrë argëtimi.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, bashkia e Tiranës ka organizuar një konkurs me fokus pedalimin dhe rritjen e numrit të përdoruesve të biçikletës, duke ndihmuar kështu në një mjedis sa më të sigurt dhe të shëndetshëm për banorët e kryeqytetit dhe vizitorët e tij të shumtë.
Për fituesit e konkursit, të cilët do të ketë edhe numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë nga sot e deri më datë 5 Qershor, do të ketë tre çmime.
“Pedalo Tiranën”, një konkurs mbi numrin më të madh të kilometrave të kryera me biçikletë që do të nisë nga sot dhe do të përfundojë në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më datë 5 Qershor.
3 fituesit do të shpërblehen për dashurinë për qytetin me:
vendi i parë: Laptop
vendi i dytë: Tablet
vendi i tretë: Smart Watch.