Pediatria “high tech”, që fëmijë të ndjehen mirë

388
Stafi i spitalit pediatrik “Rady” në San Diego po bën të pamundurën që të sëmurët e vegjël të ndihen pak më mirë.

Në funksion të këtij qëllimi, pjesëtarët e tij kanë dalë me një ide mjaft të veçantë: në dispozicion të pacientëve të rinj janë vënë disa minimakina të kontrolluara në distancë, me të cilat fëmijët shkojnë vet deri në sallën e operacionit.

Ato kontrollohen praktikisht nga një mjek, apo infermiere, e janë pjesë e një programi të hartuar me qëllimin që të miturit të ndihen sa më të qetë përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Fëmijët kanë mundësi të zgjedhin se cili do të jetë automjeti i tyre i preferuar: BMW, Mercedes apo Lamborghini.

Makinat janë dhuratë e programit “Law Enforcement Teddy Bear Drive”, ku janë përfshirë një sërë agjencish të zbatimit të ligjit, e që i mbush me arinj pellushi fëmijët e shtruar në spitale, të cilëve lodrat u dërgohen me makina policie. 

Burimi: lexo.al