Pekin, Gentiana Beqa medalje në Kampionatin Botëror të Fitness-it

236

Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it në Ligën Profesionale për femra “IFBB Elite Pro World Championship’, në Pekin.

Ajo mori medaljen e argjendë me pikë të barabarta me vendin e parë, në kategorinë Wellnes Fitness  brazilianen Angela Borges, duke vazhduar sukseset e saj për herë të pestë rradhazi.

Më herët ajo është shpallur Kampione Bote si përfaqësuese e Kosovës, por dëshira e saj e zjarrtë ishte, që në Kinë të debutonte me ngjyrat kuq e zi, meqenëse para disa muajsh ka fituar shtetësinë si qytetare shqiptare.