Për herë të parë në Shqipëri, platformë inovative për transportin rrugor ndërqytetës

70

Për herë të parë në Shqipëri, një platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.

Platforma e-Transport përfshin modul biletimi elektronik online përmes aplikacionit në celular dhe faqes online, në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit.
Aplikacioni është falas për 520 linja, 242 operatorë dhe 2282 mjete.

Kjo platformë ofron lehtësi dhe prakticitet në përdorim dhe është e aksesueshme edhe për turistët e huaj me sportele online për shërbimet, servera dhe databazë elektronike.
Platforma do të sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.