Përbërësi që mbron shëndetin e zemrës. Ja ushqimet ku gjendet

50

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.

Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës 

Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje.

Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës.

Cilët Janë Arrorët Me Më Shumë Proteina?

Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve  ofrojnë 8-18 përqind të proteinës.

Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë:

Farat e kungullit

Kikirikët

Bajamet

Fistikët

Farat e lulediellit

Farat e linit

Farat e susamit

Farat chia,

Shqemet.

Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin.

Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3.

Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar.

Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata.

Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën.