Përfundojnë punimet, rihapet autostrada Tiranë-Durrës

71

Autostrada Tiranë-Durrës rihapet për qarkullimin e automjeteve pas përfundimit të punimeve pranë mbikalimit të Kasharit.

Autoritet Rrugor Shqiptar bën të ditur përfundimin e punimeve për vendosjen e dy tombinove në aksin rrugor Tiranë-Durrës pranë vendit të quajtur Qafa e Kasharit dhe tashmë trafiku është i hapur në të dyja drejtimet.

Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.