Përfundon asfaltimi i rrugës që lidh qarqet Elbasan dhe Berat, përfitojnë 200 mijë banorë

227

Ka përfunduar shtrimi me asfalt i segmenteve Dragot – Kozarë – Kuçovë – Ura Vajgurore dhe Cërrik – Belsh – Grekan.

Këto segmente janë pjesë e rrugës Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore, 37 km që lidh qarqet e Elbasanit dhe Beratit dhe shkurton në 2 orë distancën me Tiranën.

Ndëkohë që janë rreth 200 mijë banorë që përfitojnë drejtpërdrejt nga investimi, që krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe social të të gjithë zonës.

Brenda pak kohësh pritet të fillojë puna për vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.