Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

83

1- Nis puna për rikonstruksionin e rrugës Agim – Babunjë, e cila lidh dy zona bujqësore

Ka filluar puna për rikonstruksioni e rrugës Agim – Babunjë, 4,35 km që lidh dy zona bujqësore të bashkive Divjakë dhe Fier, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet programit investimeve të në projekte me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që… më shumë

2- Gripi stinor, shpërndahen 100 mijë vaksina falas për të moshuarit

Rreth 100 mijë vaksina falas do të shpërndahen për të moshuarit për të shmangur virozat e stinës. Mësohet se sa filluar shpërndarja dhe aplikimi i 100 mijë dozave të vaksinave që mund të kryhen falas për të parandaluar komplikacionet nga gripi… më shumë

3- Ndërtohet një qendër e re vizitorësh në Parkun ”Shebenik- Jabllanicë”

Parku Kombëtar ”Shebenik- Jabllanicë” prej më se 2 vitesh ka një qendër vizitorësh në fshatin Fushë-Studë dhe një i dytë po i shtohet në Rrajcë në hyrjen jugore të parkut… më shumë

 

4- Shëtitorja e Himarës, pjesë e një tjetër konkursi ndërkombëtar

Shëtitorja e re e Himarës do të konkurrojë në një tjetër konkurs ndërkombëtar. Nëpërmjet një ndërhyrje arkitekture, në peizazhin dhe mobilimin urban, shëtitorja e re është zëvendësuar me vijën natyrale lidhëse të detit me shtëpitë ne vijën e parë në breg… më shumë

5- FOTOT/ A është ky fshati shqiptar me dekorimin më fantastik për Krishtlindje! Pamje përrallore

Fshati Pjetërshan në Komunën e Gjakovës është një ndër fshatrat shqiptarë me dekorimin më fantastik për Krishtlindje. Siç shihet edhe nga këto foto, fshati ka marrë pamje përrallore. Dekorimi i këtij fshati, është padyshim një leksion edhe për qytetet e mëdha… më shumë

6- Nga kërkimet e italianëve në Google për turizmin, Shqipëria e dyta

Sardenja në vend të parë, ndërsa Siçilia në vend të tretë, por mes këtyre të dyjave ndodhet surpriza, Shqipëria, në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në motorin e kërkimit Google për vitin 2018… më shumë

7- Muzikoterapi për fëmijët me nevoja të veçanta

Melodia dhe muzika qetësuese është kthyer në terapi zhvillimi për fëmijët me nevoja të veçanta. Shërbimi Social Shtetëror ka bërë të ditur se çdo të enjte përfaqësuesit e Kishës së Dishepujve me dy mësues muzike të huaj nga Gjermania… më shumë

8- Riparohet “Monumenti i Pavarësisë” në Tiranë

Në Tiranë është bërë e mundur riparimi dhe përforcimi i “Monumentit të Pavarësisë” që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor. Ky monument ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor dhe është inauguruar në 28 Nëntor 2012. Ai simbolizon… më shumë