Përurohet qendra kulturore shqiptare në New York, do shërbejë për mësimin e gjuhës e aktivitete të tjera

12

Në Bronks, New York u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Qendra “Illyria” shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë, ku do të ofrohen klasë për mësimin e gjuhës shqipe dhe shumë mjedise për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive.

Investimi kap vlerën e mbi 8.7 milionë dollarëve.

Tani e tutje, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë hapësirë të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore me qëllim të ruajtjes së traditave dhe vlerave kombëtare.