Përurohet shkolla 9-vjeçare “Mervete Peza”, mirëpret 250 fëmijë

17

250 fëmijë të ciklit 9-vjeçar në Pezë Helmës, të cilët e humbën shkollën e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e kanë nisur vitin e ri shkollor në mjedise tërësisht të reja dhe moderne, falë donacionit të shtetit sllovak, që iu përgjigj pozitivisht thirrjes së Programit të Rindërtimit të Qeverisë shqiptare.

Shkolla mban emrin e një gruaje, Mervete Pezës, pjesë e historisë së jashtëzakonshme të luftës së kësaj zone.

Sot, kjo është një ndër shkollat e bekuara në një zonë rurale të Tiranës, në këtë park të dhuruar nga Zoti e natyra me kaq shumë gjelbërim.