“A e njihni?”/ Stadiumi “Air Albania” shkon në UEFA

60

Faqja zyrtare e kampionatit europian EURO 2020 ka publikuar foto nga stadiumi “Air Albania”, duke pyetur ndjekësit e saj nëse e njohin.

Nga komentet shihet se emri i stadiumit njihet gjerësisht dhe këto komente nuk vijnë vetëm nga shqiptarë, por edhe të huaj që siç duket kanë njohuri për impiantin kombëtar.

Stadiumi Air Albania ka pasur një publicitet të madh prej kohës kur është inaguruar, teksa vetë presidenti Çeferin ka folur shpeshherë për të, ndërsa impianti është pjesë edhe e garës për disa çmime.

Synimi është në që në të ardhmen, në stadiumin e ri të kryeqytetit të zhvillohet edhe finalja e Superkupës së Europës. Së fundmi, stadiumi është publikuar nga faqja zyrtare e UEFA Euro 2020, e cila pyet ndjekësit e saj nëse e njohin dhe mund të tregojnë emrin e tij.